Politike

Berisha sfidon Ramën “live” në emision: Nëse je i gatshëm të bësh testin e drogës, unë…

 

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një pyetje mbrëmë pasardhësit të tij Edi Rama gjatë transmetimit live të emisionit Opinion. Ai u pyet nga Berisha nëse është i gatshëm të bëjë testin e drogës.

Përgjigja e kryeministrit ishte e menjëhershme. Rama ka pranuar sfidën dhe është shprehur se është gati për të bërë edhe testin e drogës.  Por ai ka theksuar në fjalën e tij se është i gatshëm edhe për Vettingun në politikë, nëse Berisha, Meta apo Basha pranojnë këtë gjë.

“Kandidati për president në Ukrainë bëri testin e drogës, është i gatshëm ta bëjë këtë test ai? Po nuk i doli pozitiv jam gati t’i pranoj të gjitha ato që ka thënë sot”, ishte pyetje e Berishës.

Edi Rama: Unë këtij njeriu nuk i jap përgjigje! Por jam i gatshëm të bëjë jo këtë, por edhe një gjë tjetër. Kam qenë dhe jam kundër vettingut të politikanëve, sepse mendoj se këtë e bën SPAK.

Unë jam i gatshëm që nëse ky bashkë me familjen e tij, Lulzim Basha bashkë me rrethin e tij familjar, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi jam gati t’i nënshtrohem vettingut të pasurisë përpara një trupe që të respektojë një për një, të gjitha normat që respektojnë për gjykatësit e prokurorët. Nëse dalim të papërshtatshëm të ikim nga politika. Nuk po i them se ca është ai, që më tregon testin e drogës, kush përsërit shumë një akuzë e bën vetë. Unë jam gati që të gjithë së bashku ti nënshtrohemi Vettingut të pasurisë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: