Politike

Revoltë brenda partisë? Habit sekretarja e PS-së: Në asnjë mënyrë nuk do ta dëgjoja Ramën!

Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë e PS-së, Elona Gjebrea në një lidhje telefonike në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se nuk do të bojkotonte në asnjë kohë Parlamentin edhe nëse do të ia kërkonte vetë kryeministri Edi Rama.

Endri Shabani: Nëse Rama do vendoste të dilnit nga Parlamenti do e respektonit vendimin e tij?

“PS krijon biseda dhe kushdo jep mendimin e tij. Në asnjë mënyrë unë nuk do të dëgjoja dhe të dilja jashtë Kuvendit. PS nuk e ka menduar kurrë bojkotin e Parlamentit”, tha Gjebrea.

Endri Shabani: Më thoni një rast kur keni votuar kundër linjës së partisë.

“Ka qenë një rast për shëndetësinë. Ka pasur një propozim nga deputeti Beqja, në një moment nuk e kam ngritur kartonin jeshil sepse kam qenë në një linjë me propozimin e Beqajt dhe jo me qeverinë”, u përgjigj ajo.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: