Politike

“Nuk na ndal as shiu dhe as Rama”/ Çfarë do të ndodhë sot, Basha zbardh planin: Do takohemi për..

Një ditë më parë, kreu demokrat Lulzim Basha paralajmëroi se qëndresa e opozitës do të vijojë dhe për këtë nuk i ndal as shiu dhe jo më kryeministri Edi Rama.

Basha bëri me dije se sot do takohet me forumet më të larta të Partisë Demokratike dhe ka thirrur një konsultë të gjithë koalicionit të bashkuar të opozitës për agjendën e aksionit politik.

“Zgjidhja politike është vetëm një, kryeministri i krimit duhet të largohet, një qeveri tranzitore, një dialog gjithëpartiak dhe transparent, për të stabilizuar gjendjen e rëndë të rendit edhe kushtetues dhe për t’i hapur rrugë një dialogu më të gjerë për t’i kthyer shqiptarëve lirinë për të votuar.

Ne do të vazhdojmë aksionin tonë ku do të ndërthuren protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria me ofertën për qeveri tranzitore. Zgjedhje të diktuara nga krimit, zgjedhje false, zgjedhje të marra peng nga krimi i organizuar nuk do të ketë më në Shqipëri. Ky është një mesazh i qartë që sot kumbon nga çdo cep i Shqipërisë.

Nesër kam thirrur forumet më të larta të Partisë Demokratike dhe një konsultë të gjithë koalicionit të bashkuar të opozitës për agjendën e aksionit politik. Ky është momenti për të intensifikuar dhe vazhduar me vendosmëri betejën tonë. Nesër do t’ju informojmë mbi agjendën politike të opozitës”, deklaroi kreu demokrat.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: