Sociale

Më shumë para për të dëmtuarit/ Vijon rritja e pagesave të dëmeve në tregun e sigurimeve

Rreth 1.5 miliardë lekë dëme u paguan nga tregu i sigurimeve për 3-mujorin e parë të vitit 2019, duke shënuar një rritje me 11.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pjesa më e madhe e dëmeve janë paguar në sigurimin e Jo-Jetës, 1.44 miliardë lekë, ndërsa 60 milionë lekë u paguan në sigurimin e Jetës.
Në të njëjtën kohë, numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janar-mars 2019 u rrit me 421 dhe arriti shifrën 10,939 nga të cilat 10,442 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 497 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
Pagesa e dëmeve në tregun e sigurimeve ka ndjekur tendencën me të cilën u mbyll viti 2018, ku u paguan rreth 7 miliardë lekë, ose 26.2% më shumë se në vitin 2017, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të dëmeve të paguara ndonjëherë në tregun e sigurimeve.
Në grafikun shoqërues paraqiten të dhëna për pagesën e dëmeve në tregun e sigurimeve në 4 vitet e fundit.

20190515_141405

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: