Aktualitet

Ministria e Brendshme paralajmëron për dhunë, por ku bazohet ajo?

Ministria e Brendshme thotë se do të ketë dhunë në protestën e opozitës.

Duke iu referuar deklaratave mediatike, por pa i saktësuar ato zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tha se organizatorët e dhunës planifikojnë të përsërisin atë edhe sot. “Ata që prodhuan, shpërndanë e përdorën bombat molotov dhe lëndët e tjera të rrezikshme mbi forcat e rendit, në mbrëmjen e 11 majit, do të tentojnë të përsërisin të njëjtat akte dhune edhe në manifestimin e sotëm. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, të distancohen nga këto grupime dhe akte kriminale dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim Prokurorinë dhe Agjencitë e tjera ligj zbatuese janë në ndjekje dhe po hetojnë të gjithë mekanizmin e ideimit, organizimit dhe ekzekutimit të këtyre akteve kriminale. Të gjithë autorët, pa dallim, do të përballen me Forcën e Ligjit”, theksoi ai. Ndërkohë PD sot njoftoi se protesta do të jetë marshim kundër dhunës sipas tyre të ushtruar nga policia

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.