Politike

U shkarkua si Ministër, Bushati thumbon Edi Ramën: Ridimensionim të marrëdhënies tonë!

Ish ministri i Punëve të Jashtëme, Ditmir Bushati, i pyetur rreth mardhënies së tij me kryeministrin Edi Rama pas shkakrimit të tij nga posti i ministrit deklaroi se nuk ka asnjë qejfmbetje me Ramën.

Sipas Bushatit, ka një ridimensionim të mardhënieve për shkak se ai nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar ku Ministri i Jashtëm dhe kryeministri kanë një mardhënie të ngushtë.

“Nuk kam asnjë qejf mbetje. Nuk kam lindur ministër. Ministri është qiraxhi në zyrën e shtetit. Kam qenë dhe jam politikan. Kam rreth 10 vite që jam në parlament dhe që nga 2011 jam anëtar i Kryesisë së PS. Drejtoj një qark të rëndësishëm me të cilën më lidh edhe e kaluara ime. Për mua nuk ka asnjë lloj qejf mbetje. Për mua është e rëndësishme që të luftoj për ca ide dhe ca pikëpamje. Jo në çdo rast idetë apo pikëpamjet që kam mbrojtur mund të kenë qenë idetë që janë përkthyer në politika shtetërore, por kjo është logjika e çdo qeverie. Kam qenë i respektuar nga kolegët dhe kryeministri në ushtrimin e detyrës që kam mbajtur. Nuk ka ftohje, por ridimensionim të marrëdhënieve.  Kjo vjen nga fakti që unë nuk jam më pjesë e kabinetit qeveritar. Ministri i Jashtëm dhe kryeministri kanë një marrëdhënie të ngushtë për shkak të intensitetit të punës”,-tha Bushati në rubrikën “Mbrëmje” në ABC News.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: