Politike

Protestat, Spiropali: Deputetë me “Range Rover” godasin policinë

 

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar protestat e banorëve të Unazës së Re në Tiranë.

Ajo deklaroi këtë mbrëmje në “Tempora” se qytetarët në burg po i çojnë ish-deputetët e opozitës që i nxjerrin ata në rrugë.

Ajo shprehet se është e shqetësuar për ata qytetarë që i përdorin si mish për top.

“Protestat që këta njerëz, se nuk mund ti quaj më as drejtues politikë se kanë dalë në rrugë, flas për liderat e këtyre partive gjuha me të cilën i flasin publikut është vepër penale në vetëvete. Duhet ta dini. Nxitja e urrejtjes, dhunës, sulmi ndaj institucioneve, sulmi ndaj deputetëve. Ne jemi deputetë të Kuvendit dhe ju them që në protestat që opozita ka organizuar para Kuvendit ne kemi qenë të rrezikuar.

Jam e shqetësuar për ata qytetarë që i përdorin si mish për top. Pamjet e tyre janë për të ardhur keq. Këta nxisin njerëz, këta i marrin në qafë dhe këta i çojnë në burg”, u shpreh Spiropali.

Spiropali theksoi se Policia e Shtetit po shunohet nga deputetë më “Range Rover” që vijnë i godasin edhe më pas ikin.

“Ne i marrim pak ngadalë veprimet, mendoj se duhet të kishim vepruar më shpejtë. Unë besoj se për ata që bllokojnë rrugët duhet të kishim vepruar më shpëjtë. Sepse nuk mundet që ne të shohim të njëjtat skena të dhunës njerëz që dhunojnë policët dhe policinë e shtetit, të cilët kryejnë një funksion për mbrojtjen e sigurisë qytetare dhe paguhen me një rrogë modeste dhe detyrohen që të durojnë deputetë që vijnë me Range Rover dhe godasin policët dhe ikin në punë të tyre, ose nxisin njerëz të tjetër që të godasin Policinë e Shtetit”.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.