Politike

Deputeti socialist: Demokratët ja kanë futur kot me Bashën

Deputeti i PS, Ervin Bushati i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora thotë se veprimet e opozitës për të djegur mandatet dhe për të mos hyrë në zgjedhje nuk janë demokratike.

Sipas Bushatit, kjo gjë bëhet për t’ju shmangur të vërtetës, që Basha nuk fiton dot me votë.

Bushati: Kam respekt për demokratët, jam demokrat në shpirt sepse besoj në garë. Mendoj se PD la mandatet për të ruajtur Berishën tani po lë zgjedhjet për të ruajtur Bashën. Kjo nuk është demokratike dhe nuk është në shpirtin e garës. Kjo platforma e re, republika e re, qeveria virtuale, të gjitha këto lista e dëshirave që paraqet zoti Basha është për t’ju shmangur një të vërtete shumë të thjeshtë. Zoti Basha nuk fiton dot me votë. Më vjen keq, por demokratët ja kanë futur kot me zotin Basha, duhet ta pranojnë këtë pikë dhe le të ecin të gjejnë një arsye tjetër sesi mund të fitojnë. Nuk e kam me zotin Basha, ama demokratët nuk e kanë pasur frikë apo nuk janë tutur nga gara as në  1992, as në 1994, 1996, 1998, as 2001, as 2005. Është hera e parë ku PD është kaq e druajtur sepse ka bërë një gabim sepse nuk i kishte bërë mirë llogaritë. Ka menduar se duke lënë mandatet, duke u dorëzuar do të tërhiqet vëmendjen e ndërkombëtarëve. Ndërkohë ndërkombëtarët në unison për herë të parë nuk e ka mbështur në asnjë nga ato që ka bërë Basha. Nëse ka bërë gabim në lënien e mandateve është një gabim politik dhe nëse nuk do të marrë pjesë në zgjedhje është një katastrofë politike. Por pjesa për të penguar zgjedhjet hyn në një proces legal që është i dënueshëm dhe kjo është një rrëpirë pa kthim. Më vjen keq, që PD nën tërheqjen e zotit Basha po shkon poshtë e më poshtë në një rrugë të vetmuar.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: