Bota

Pacolli flet për Berlinin: Kur nisi presioni për taksën…

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dha versionin e tij për atë çka ndodhur gjatë pushimit në Samitin e Berlinit kur Macron e Merkel kanë biseduar me liderët kosovarë dhe Edi Ramën. Kryeministri Haradinaj ka akuzuar Thaçin e Ramën se i kanë bërë presion më të madh se liderët e Francës dhe Gjermanisë.

Pacolli i cili i ka çuar me aeroplanin e tij liderët e Kosovës dhe Shqipërisë ka thënë se ka pasur presione që taksa të hiqet. Ai tha se fillimisht kërkesën e ka bërë ambasadori amerikan i cili ka thënë që taksa të pezullohet për dy javë.

Ai më pas ka thënë se edhe Merkel ka kërkuar pezullimin e taksës dhe të shihet nëse dialogu shkon në rrugën e duhur.

“Ne patëm një koktej dhe aty filloi presioni, fillimisht kryeministrit që duhet të hiqet taksa dhe të vazhdojë dialogu. Kush iu ka afrua atij i ka kërkuar pezullim të taksës. Pezullim për dy javë i taksës është kërkuar edhe nga ambasadori i SHBA-së. Normalisht z. Haradinaj thotë se taksa nuk hiqet dhe ky presion vazhdon te vendet e Ballkanit Perëndimor. Më vonë këshillat e Merkel kanë qenë që suspendoni këtë taksë dhe i definojmë gjërat si ndodhin. Nëse nuk ndodhin siç parashihet, jeni i legjitimuar për ta vënë përsëri taksën. Pason edhe propozimi i presidentit Macron, e njëjta retorikë”, ka thënë Pacolli.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: