Showbizz

Charlize Theron: Droga më bëri një mama më të mirë

Charlize Theron foli hapur për kohën e trazuar kur vendosi të jetonte si bohemiane dhe të konsumonte lloje të ndryshme drogërash, gjithsesi sipas saj narkotikët nuk e shtynë drejt depresionit por e ndihmuan të ndihej më mirë.

Në intervistën e fundit për “Marie Claire”, ylli i kinemasë rrëfeu se kur ishte më e re, kishte një etje të pazakontë për të provuar gjithçka mund t’i dhuronte jeta dhe vetëm pasi provoi çfarë mundi, u ndje gati për të nisur një jetë më të qetë e për te krijuar familje.

“Të 20-at ia kam dedikuar heqjes së fiksimeve, dëshirës për të eksploruar botën, për të provuar drogërat… të udhëtoja për 4 muaj drejt Turqisë vetëm me një çantë… kështu që i bëra që të gjitha dhe në kohën kur u bëra me fëmijë, isha me të vërtetë gati. Jam një nënë e kuptueshme dhe më e mirë se ç’mund të isha pa provuar të gjitha këto,” tha ajo.

43- vjeçarja është nënë e dy fëmijëve, vajzës August, 3 vjeçe dhe djalit Jackson, 7 vjeç. Ajo pohoi se pas një dekade të shfrenuar në të 20-at, zgjodhi t’i dedikohej terapisë, për të luftuar pasojat e një fëmijërie aspak të zakontë.

Charlize është rritur në një familje ku babai ishte i alkoolizuar, ndërsa kur ishte vetëm 15 vjeçe dëshmoi vrasjen e të atit nga e ëma, e cila po vetëmbrohej pas sulmit të dhunshëm nga ana e bashkëshortit.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: