Sociale

Kontratë e re apo…? Balluku flet për Rinasin

Me anë të një shkrese nisur Avokaturës së Shtetit, Këshilli i Ministrave i kërkonte gjatë ditës së djeshme kontraktimin e një kompanie ligjore me eksperiencë dhe emër në arenën ndërkombëtare, për të dhënë konsulencë mbi kontratën që shteti ka lidhur me koncesionarin e Rinasit.

Në kërkesën për ofertë që vetë Avokatura e Shtetit i ka bërë studiove ligjore, kërkon asistim në rishikimin, apo negocimin e një marrëveshje me firmën që ka operimin e Aeroportit të Tiranës.

Por Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka treguar këtë të shtunë detaje mbi autorizimin e Avokatit të Shtetit për këtë lëvizje.

Belinda Balluku: Përsa i përket një kontrate konsulence që Avokati i Shtetit ka aplikuar për zgjidhjen e problematikës që ne kemi me kontratën koncensionare, kemi të gjithë të drejtën si shtet të aplikojmë për ta pasur mbështetje ligjore nga studio të njohura ndërkombëtare dhe kjo nuk përkthehet as në zgjidhje të kontratës koncensionare dhe as në vazhdim. Ne kemi kërkuar një mbështetje ligjore për t’a sonduar dhe skanuar atë kontratë e cila është problematike për të gjithë partnerët që operojnë në aeroport, edhe për policinë e shtetit, edhe për shtetin shqiptar, nga njëherë dhe për cilësinë e shërbimeve që ju ofrohet qytetarëve atje. Kështu që nuk ka asgjë të fshehur prapa kërkesës së Avokatit të Shtetit për mbështetjen nga një studio ligjore ndërkombëtare përsa i përket kontratës së koncensionit, thjesht ne po marrim masat maksimale për t’u ofruar të gjithë udhëtarëve shqiptarë por dhe atyre të huaj të cilët janë mbi 6 milionë turist në vitin e shkuar dhe presim dhe një rritje, kështu që ata meritojnë të gjithë fokusin e qeverisë shqiptare.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.