Sociale

Përfundon tuneli panoramik, hapet autostrada Elbasan -Tiranë

Pas afro shtatë muajsh punime rruga Elbasan –Tiranë është hapur ne dy kahet e saj. Autostrada u bllokua në njërën korsi për shkak të shkarjeve të tokës pranë tunelit.

Punimet nisën në vjeshtën e vitit 2018 dhe afati i përfundimit ishte për 7 muaj. Për këtë qëllim Autoriteti Rrugor Shqiptar akordoi një fond prej rreth 371 milionë lekë.

Inxhinieri Kristaq Xhika thotë se ky është një projekt unik në rrugët shqiptare pasi për herë të parë ndërtohet një galeri e tillë ose tunel panoramik që ka edhe vlera arkitekturore si vepër arti.

Për ndërtimin e kësaj vepre lëvizën 20 mijë metër kub dhe, u vendosën 214 pilota të ngulura në 8 m thellësi duke e bërë shumë të sigurt mbrojtjen në të ardhmen.

Tuneli i ri është i gjatë 150 m dhe bashkë me pjesët mbrojtëse prej betoni në hyrje dhe dalje shkon në 260 m. Rruga Tiranë-Elbasan, e cila ka një gjatësi prej 27 kilometrash, filloi të ndërtohet në vitin 2011 e ndarë në tre lotë dhe me një kosto të përgjithshme të tenderuar prej 33 miliardë lekësh.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.