Politike

Rudina Hajdari kërkon të thyejë të gjitha rregullat

Me vendimin që morën për të mos djegur mandatin e deputetit, ata u përjashtuan nga partia Demokratike. Por Rudina Hajdari, e cila të enjten u zgjodh në krye të grupit të ri Parlamentar thotë se ajo dhe Myslim Murrizi nuk janë larguar nga PD.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hajdari thotë se grupi i ri Parlamentar Demokrat është krijuar në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit, ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Partia Demokratike me vendimin për “dorëzimin në bllok të mandateve” vendosi njëkohësisht të ndërprejë përfaqësimin në Kuvend dhe të shkrijë Grupin Parlamentar të PD. Neni 15, pika e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë përcakton se: Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit“, shkruan zonja Hajdari.

Sipas saj ata nuk janë në kushtet e largimit nga Grupi Parlamentar i PD dhe nuk është i vlefshëm kushti i afatit 6 mujor.

Por deputetja Hajdari, si një deputete e re duhet ta dijë se për zëvendësimin e depuetëve opozitarë u anashkalua Këshilli i Rregullores dhe Mandateve. Po ashtu përjashtimin e saj nga PD, e përmendi dhe mbrëmjen e djeshme dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Nuk ekziston asnjë grup parlamentar i PD në parlament. Është në statut që nxjerr jashtë të gjithë ata që nuk zbatojnë vendimet e PD, përjashtohen vetvetiu. Ti që bën një veprim të tillë ti ke bërë një zgjidhje. Për mua liria është zgjedhje dhe për por zgjedhje dhe do marrësh konsekuencat. Liria është vetëdisiplinim”.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.