Politike

Hahn “detyrohet” të reagojë për pronat e minoritetit grek: Po ju vëzhgojmë

Pas debateve në distancë mes Tiranës dhe Athinës për pronat e minoritetit grek në jug të Shqipërisë, duket se ka ndërhyrë edhe Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian Johannes Hahn. Në një intervistë për “Deutsche Welle”, Hahn ka thënë se Shqipëria ka probleme me zbatimin e të drejtës së pronës, duke paralajmëruar edhe asistencë nga BE në zgjidhjen e këtij problemi.

“Problemet që kanë të bëjnë me të drejtat e pronës janë në fakt një çështje komplekse dhe e vjetër në Shqipëri, që shkon pas në vite, në kohën e rënies së regjimit komunist. Komisioni Europian është i vetëdijshëm për shqetësimet ndaj vendimeve të fundit, të miratuara nga Qeveria shqiptare, lidhur me menaxhimin e tokës përgjatë zonës jugore bregdetare dhe vazhdon të angazhohet me autoritetet kompetente  në këtë drejtim. Të drejtat e pronësisë po monitorohen nga BE si pjesë e kuadrit të të drejtave themelore të njeriut. Komisioni Europian po shqyrton mundësitë ta mbështesë Shqipërinë në trajtimin e situatës problematike lidhur me të drejtën e pronës, në linjë me standaret ndërkombëtare”, ka thënë Johannes Hahn gjatë intervistës.

Çështja e pronave ka qendër të bisedimeve mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut grek Alexis Tsipras, në samitin e Dubrovnikut. Më herët, Greqia ka paralajmëruar veton për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, nëse nuk zgjidhet çështja e pronave të minoritetit.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.