Aktualitet

Dy grabitësit e tjerë që dyshohet se bashkëpunuan me Muratajn

Policia thotë se ka nxjerrë 5 urdhër-arreste për grabitjen e 9 prillit, që ndodhi në pistën e Rinasit. Veç Admir Murataj që mbeti i vrarë pas përplasjes me policinë, dyshohet se pjesë në grabitje kanë marrë dhe Klement Çala.

30-vjeçari nga Elbasani i shpallur në kërkim nga interpoli , është dënuar me 25 vite burg në mungesë për grabitjet e blindave me para në Qafë-Kashar dhe mendohet se gjatë periudhës së arratisë ka ruajtur kontaktet me Murataj.

Autoritetet thonë se ai është person i dhunshëm dhe i kërkuar edhe në Greqi për grup të strukturuar kriminal dhe grabitje me armë. Një tjetër emër për të cilin policia nuk përjashton përpirjen në supër grabitjen e 9 prillit është edhe Aleks Pepa, i shpallur në kërkim për grabitjen e parë në pistën e Rinasit në vitin 2016.

Edhe 44 vjeçari po nga Elbasani kërkohet nga Interpol për grup kriminal dhe grabitje megjithëse për hetuesit mbetet e paqartë se si ky shtetas mund të jetë lidhur me grupin e Admir Murataj.

Paraditen e sotme Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtorin e policisë kriminale, Tonin Vocaj, drejtor i policisë kufitare, Eduart Merkaj dhe disa drejtor qarqesh në ambientet e ministrisë me vartësit e tij.

Mësohet se gjatë takimit u diskutua për grabitjen e Rinasit, si dhe analizimi i informacioneve të mbërritura nga partnerët, për disa grupe kriminale. Takimi i sotëm vjen pas atij te djeshmit ne qytetin bregdetar të Vlorës.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.