Sociale

Përplasjet te Bregu i Lumit, Veliaj: Fëmijët teveqelë nuk duan ndryshimin

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka komentuar përplasjen e sotme mes policisë bashkiake dhe disa ish-deputetëve të opozitës, të cilët dolën në mbështetje të banorëve të Bregut të Lumit, ku do të ndërtohet Bulevardi i Ri.

“Ju e dini fare mirë, ky është një qytet që ka vështirësitë e veta. Teksa flasim, po ecim me punimet për tek sheshi i fundit i Bulevardit të Ri, por ka ende fëmijë teveqelë e te llastuar politikanesh dhe të fortësh të politikës shqiptare, që i bëjnë rezistencë ndryshimit, por ndryshimi do vijë. Edhe i paevitueshëm. Në mos do e sjellim ne, do e sjellë dikush që vjen pas nesh. Po më mirë ta sjellim ne që e kemi në dorë, sesa t’ia lëmë gjithmonë si gjobë një gjenerate tjetër”, tha Veliaj.

Sot gjatë shembjes së banesave, ish-deputetët Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari u përplasën me policinë. Ata thanë se banorët po trajtohen si terroristë, pasi u nxorën nga shtëpia me pizhame që në 6 të mëngjesit. Klevis Balliu tha se banorët kërkojnë vetëm dëmshpërblim, siç është vepruar edhe me pjesët e tjera ku po ndërtohet Bulevardi i Ri.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.