Sociale

U pezullua nga detyra, Mynyr Koni: Vendim politik, pa fakte

Rektori i pezulluar i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i ftuar në “Ora News” ka folur në lidhje për vendimin  e ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Koni është shprehur se ky ishte një vendim i pritur prej tij, duke shtuar se nuk bazohet në fakte.

Për Konin pezullimi nga detyra është politik, pasi sipas tij,  kryeministri Edi Rama ka përplasje të drejtpërdrejt me të.

Po ashtu, Rektori i pezulluar i Universitetit të Tiranës shprehet se vendimi i ministres së Arsimit ka cënuar autonominë e universitetit.

E prisja sepse donin të legjitimonin të gjitha problemet nga të gjitha strukturat. Unë nuk kam përplasje me Kryeministri ai ka përplasje me mua, për shkak të detyrës që ushtroj dalë nga zgjedhjet legjitime të 20 prillit 2016. Në asnjë moment Rama nuk ka pranuar të diskutojë për problemet e univesitetit. Sulmi ka nisur në 14 shkurt 2018, kur kërkova pagesën e personelit, që ishte bllokuar. Kam dy veti: perfeksionin akadmik dhe menaxherial, kështu që Kryeministri flet pa fakte.”

Vendimi i zonjës Shahini është politike, me porosi të veçantë Argumentet që ka bërë janë vetëm trillime pa prova dhe pa fakte.

Vendimi që është marrë nga ana e ministres së Arsimit, a e konsideroni një cënim të autonomisë së Universitetit?

Absolutisht që po, sepse argumentat që ka paraqitur ministrja janë të pavërteta dhe më vjen keq që duhet ta them këtu, por janë edhe gënjeshtrime. Minimalisht zonja ministre duhet të kishte gjetur një hapësirë të kohës për të kontaktuar me rektorin e UT, gjë që nuk e ka bërë në asnjë moment. E kam takuar, por jo për probleme të Universitetit të Tiranës.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.