Aktualitet

SKANDALI TE UNAZA/ Kompania e BASHKIM ULAJT dhe BARUSH BIBES përjashtohen tre vjet nga tenderat publikë

Kompania DH Albania, që menaxhohej nga nipi I biznesmenit Bashkim Ulaj, Avdiol Domi, ende I shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për falsifikimin dhe vjedhjen e tenderit në Unazen e re në Tiranë, është vendosur në listën e kompanive të zeza nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Në buletinin e fundit të kësaj kompanie, të datës 15 prill 2019, thuhet se DH Albania, përjashtohet nga pjesmarrja në tender për një periudhë 3 vjecare, deri në vitin 2022.

“Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti DH Albania, degë e shoqërisë së huaj “Dunëell Haberman LLC, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me Nipt L81918008S, me seli në Tiranë, përjashtohet – 3 (tre) vjet (duke filluar prej datës 07.02.2019 – 07.02.2022)” shkruhet në buletinin e APP.

Por ndërkaq, kjo agjenci, ka vendosur në listën e kompanive të zeza edhe një tjetër kompani shqiptare BIBA X.

“Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti BIBA-X, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me Nipt K32618815N, me seli në Kavajë, përjashtohet – 3 (tre) vjet (duke filluar prej datës 21.02.2019 – 21.02.2022)”, shkruhet në dokumentin e APP.

Por ndërsa kompania DH Albania, pronë e personit 26 vjeçar, nip I Bashkim Ulajt, është përjashtuar nga tenderat që në fillim të shkurtit, BIBA X u përjashtua në fund të shkurtit.

Kjo ndodhi pasi u zbulua skandali se vec tenderit të Unazës së Re, kompania e Bashkim Ulajt, në bashkëpunim me BIBA-X kishin fituar miliona lekë në një tender të OST, dhe këtë, me dokumente te falsifikuara. Por, DH Albania dhe BIBA- X bashkëpunuan edhe për unazën e re.

Biba-X’, është regjistruar në Kavajë në vitin 2002, me objekt prodhim të materialeve të ndërtimit, kryesisht prodhim dhe tregtim inertesh. Më 15 tetor 2018, ortaku i vetëm, Barush Biba ka ndryshuar objektin e kompanisë duke shtuar objektin “ndërtim rrugësh, ndërtime civile, rikonstruksion godinash fasadash”. Nga viti 2013 deri më tetor të 2018 kompania ka qenë vazhdimisht nën sekuestrim për fatura të pashlyera ndaj kontraktorëve të ndryshëm, të cilët kanë marrë urdhëra gjyqësore kundër kompanisë deri në shlyerjen e detyrimeve. Biba-X ka qënë nën sekuestro edhe gjatë periudhës kur ka konkuruar në tenderin e rrugës së re, duke konkuruar kështu në shkelje të ligjit.

Opozita akuzon prokurorinë shqiptare se po zvarrit hetimet për çështjen e megavjedhjes te Unaza e Re në kryeqytet. Ndërsa banorët e zonës, apo sic po njihen tashmë si “banorët e Astirit”, janë prej muajsh në protestën më të gjatë për të mbrojtur shtëpitë që do të shembeshin nga zgjerimi I rrugës.

Screenshot_9.jpg

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: