Politike

Protesta e opozitës, Gjebrea: Policia u përgjigj me maturi dhe profesionalizëm

TIRANË, 15 prill /ATSH-Megi Zonja/ – “Organizator e protestës kanë përgjegjësi për atë shfaqe të shëmtuar”, – u shpreh deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea gjatë një interviste televizive, ku komentoi Protestën e organizuar nga partitë opozitare, si dhe thellimin e përplasjes se protestuesve me policinë.

“Përplasje fizike ndaj pronës publike dhe private, si dhe përdorim i lëndëve të cilat ishim të dëmshme për jetën e policëve, të gjitha këto u panë në atë protestë, e cila është në të drejtën e saj për të protestuar në mënyrë paqësore, por asnjëherë më forma dhune. Për fat të keq, po shikojmë skenarë të çuditshme, apo situata të cilat nuk i kemi parë më parë”, – tha ajo.

Gjerbra theksoi se “Dikur policia dhunonte protestuesit, tani kemi të kundërtën, protestuesit dhunojnë Policinë dhe sërish ajo është përgjigjur me profesionalizëm me maturi. Përdorimi i gazit lotsjellës, apo përdorimi i ujit për të ruajtur perimetrin e sigurisë  si dhe për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës, është konformë gjithë rregullave dhe është larg asaj të përdorimit të plumbave të para 8 viteve më parë”.

Gjatë protestës së zhvilluar nga opozita në datën 13 prill nuk munguan aktet e dhunës, ku disa prej efektivëve të policisë kanë mbetur të plagosur.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.