Aktualitet

Flet vëllai i Admir Muratajt: Survejohem nga policia prej 2 vitesh, Aleksandri peng për Adin

Vëllai i Admir Muratajt, Cen Murataj në një komunikimi për median ditën e sotme ka rrëfyer se që nga shkurt i 2017 ishin në survejim nga policia.

Sipas tij, vëllai tjetër Aleksandër Murataj, në burg prej 2 vjetësh është mbajtur peng për vëllanë e tij dhe mohon që ky i fundit të jetë përfshirë në grabitje.

“Supervila e familjes sonë siç e shikoni vetë ndërtesë 68 metra katrorë, është e kapur në çdo detaj me kamera. Dërgoni një specialist, arkitekt të vlerësojë çmimin, që të jemi të pastër me njerëzit. Shtëpi 3 milion euro? Habitem dhe vetë kur e dëgjoj në lajme”, shprehet ai.

“Kam qenë në përplasje të përballshme me policinë; roje, survejime, hyr e dil te dera, makina, përgjime. Kam qenë transparent që ditën e parë me policinë. U kam thënë te servisi se nëse ka një detaj që juve ju shkon mendja se puna ime ka pjesë në grabitje, nuk dua asnjë falje”, shtoi ai

Sipas Muratajt, vëllai tjetër që gjendet në në burg, Aleksandri u mbajt peng për Admirin.

“Pas një muaji u arrestua dhe vëllai Aleksandër Murataj, është kjo vila këtu që është shkaku i arrestimit të tij. Është parë në derën e kësaj shtëpie duke pirë cigare me vëllain e ndjerë Admir Murataj dhe policia ka ndërtuar akuzën grabitje me dhunë, armëmbajtje pa leje. 2 vjet e 3 muaj po bën paraburgim dhe asnjë sqarim”, shprehet më tej ai.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.