Bota

Bernie Sanders/ Kandidati për president në SHBA që është kundër oligarkëve ka fituar 550,000 dollarë në një vit!

Senatori i Vermontit, Bernie Sanders këtë të hënë ka deklaruar 10 vjet të pagesave të taksave të tij, ndërsa është duke bërë fushatë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020-të në SHBA. Deklarimi i taksave të tij për vitin 2018 tregon se ai dhe bashkëshortja e tij, Jane, kanë fituar më shumë se 550,000 dollarë, duke përfshirë 133,000 dollarë të ardhura nga paga si senator dhe 391,000 dollarë të ardhura nga shitja e librit të tij “Revolucioni ynë: Një e ardhme ku mund të besosh”.

Regjistrimet e taksave tregojnë se Sanders, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka bërë thirrje për një ekonomi dhe qeverisje që punon për të gjithë dhe jo vetëm për 1 përqind të njerëzve, është brenda 1 përqindëshit të njerëzve me më shumë të ardhura në SHBA . Sipas Institutit të Politikave Ekonomike Liberale familjet në SHBA që fitojnë 421,926 dollarë ose më shumë në vit janë pjesë e këtij grupi.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.