Politike

Krimet e Rënda sekuestrojnë pasurinë e ish-deputetit

Sekuestrohet pasuria e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Me urdhër të prokurorisë së krimeve të rënda janë sekuestruar një sipërfaqe prej 300 mijë m2 tokë në bregdet dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit. Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sipërfaqe tokësore në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

Sipërfaqja e tokës e vënë nën sekuestro është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi toka ka qënë në pronësi të shtetit, por nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, është ndryshuar pronësia nga shtet në privat.

Në janar të këtij viti, Gjykata për Krimet e Renda refuzoi kërkesën për të liruar nga “arresti shtëpiak” dy ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Cuko. Dy ish deputetët u arrestuan gjatë operacionit “Vol-vo 4” në tetor të vitit 2018. Ndoka, i dyshuar për disa vepra penale mes te cilave “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndërsa Cuko per “korrupsion”.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.