Aktualitet

Gruaja sheh trupin e pajetë të Admir Murataj, mes lotësh konfirmon: Është ai!

 

Mediat greke ishin të parat që dhanë lajmin se grabitësi i vrarë jo shumë larg pistës së aeroportit “Nënë Tereza”, është Admir Murataj, i arratisur nga burgu i Trikalas në vitin 2017.

Për disa orë identiteti i viktimës mbeti i pakonfirmuar nga policia e Shtetit, por në orën 11:00 kur bashkëshortja e tij ka dalë nga morgu i Tiranës, e ka konfirmuar se policia ka qëlluar për vdekje me një plumb në kokë, Admir Muratajn.

Sipas saj, trupi i përket Admir Muratajt, por pohimi i saj ende nuk është i mjaftueshëm.

Deri më tani janë ezauruar 5 nga 8 elementët e identifikimit, ndërkohë ende pritet analiza e ADN-së.

Admir Murataj është organizatori i tre grabitjeve të blindave me para të bankave, dy në 2015 dhe një në 2017 në Rinas, teksa anëtarët e tjerë të grupit u dënuan pak ditë më parë.

Ndërkohë në këtë foto, shihen të afërmit e tij, vëllai dhe bashkëshortja pranë morgut në pritje të kqyrjes së trupit pak minuta më parë.

“Na kanë thirrur që ta shohim nëse është vëllai im apo jo. Nuk e dimë ende. Sot e morëm vesh ngjarjen dhe shkuam vetë në polici”, tha Cen Murataj para se të futej në morg për të verifikuar identitetin e viktimës.

Por, pasi doli nga morgu edhe ai e konfirmoi se trupi i përkiste të vëllait.

 

Trupi i pajetë i grabitësit ka pësuar plagë të shumta, çka e bënte të vështirë indetifikimin e tij.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.