Politike

Grabitja në Rinas, reagon Meta: Cënim i sigurisë kombëtare, ngjarje e përsëritur

Grabitja një ditë më parë në aeroportin e Rinasit nxori në një konferencë të posaçme pasditen e sotme Presidentin e vendit Ilir Meta.

Nga Presidenca, Kreu i Shtetit tha se një ngjarje e tillë është e papranueshme dhe tregues i një mungese të theksuar të përgjergjshmërisë.

Ai solli në vëmendje mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në maj të vitit 2018, ku presidenti thotë se ka ngritur mungesën e përgjegjësive të qarta që viheshin re mbi garantimin e sigurisë në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Sipas Metës, në atë mbledhje ai thotë se ka ngritur edhe cështjen e magësive në akses dhe koordinim të Policisë së Shtetit për ndërhyrjen e duhur në rast rreziku.

“Kemi ngritur një sërë shqetësimesh për grabitjen. Kemi vënë re mangësitë në akses dhe koordinim për ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në rast rreziku. Shqetësimet u mbështetën dhe nga përfaqësues të rëndësishëm. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit, detyrat iu janë përcjellë zyrtarisht anëtarëve të Sigurisë Kombëtare. Në detyrat që janë ngarkuar, është kërkuar ngritja e punës për trajtimin e gjithçkaje për grabitjen në Rinas. Në këto kushte, si president i Republikës e konsideroj ngjarjen e djeshme cenim serioz të Sigurisë Kombëtare, të rendit publik dhe imazhit të vendit tonë. Ndaj iu kërkoj të gjitha agjencive ligj-zbatuese, që të gjejnë autorët. Të gjitha autoritetet përgjegjëse të kryejnë hetime të plota për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë. Të nxirren dhe evidentohen përgjegjësitë mbi çdo institucion dhe person për këtë ngjarje që mund të kishte pasur pasoja edhe më fatale mbi qytetarët tanë. Prokuroria të hetojë jo vetëm ngjarjen, por nxjerrjen përpara përgjegjësisë të çdo personi që nuk ka kryer detyrën. Presidenca në këtë mënyrë është në shërbim të organit të akuzës për të vënë përpara përgjegjësisë çdokënd që ka përgjegjësi për grabitjen”, tha Meta.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.