Politike

Ylli Rakipi padit Edi Ramën: Kryeministër gojështhurur

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” Ylli Rakipi ka bërë një kundërpadi ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për fyerje të vazhdueshme ndaj gazetarëve.

Duke dalë nga gjykata ku depozitoi padinë, Rakipi tha se kryeministri Edi Rama bën përpjekje që të mbyllet emisioni i tij, ndërsa shtoi se do të kërkonte që procesi gjyqësor të bëhej i hapur për mediat.

“Kam bërë kundër-padi ndaj kryeministrit Rama. Rama fyen gazetarët pa reshtur. E keni dëgjuar fjalorin e tij. Rama është gojështhurur. Rama ka bërë përpjekje që unë të mbyll emisionin. Rama është diktator i tipit të ri, i tipit të Putinit, të Erdoganit, nuk ka asnjë ndryshim me ta. Media ka problemet e veta, por nuk është Rama ai që mund të flasë për mediat, aq më pak t’i fyejë”, tha Rakipi.

Më herët, kryeministri Edi Rama e ka paditur Ylli Rakipin për “nxirje imazhi”. Vazhdimisht të dy kanë pasur polemika në distancë, ku shpesh herë kryeministri i referohet si “Ylli Kadriu” që drejton një klub mediatik.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.