Aktualitet

Grabitet makina me para brenda në Rinas, 1 viktimë

Një makinë që po transportonte para është grabitur në sot në rrugën e Rinasit.

Sipas informacioneve të para, grabitësit kanë pasur një furgon të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” pa targa. Paratë i përkisnin një banke të nivelit të dytë dhe do dërgoheshin jashtë shtetit. Referuar burimeve të para mediatike, bëhet fjalë për rreth 2 milionë euro.

Gjatë grabitjes janë dëgjuar edhe të shtëna me armë. Dyshohet se mund të ketë pasur viktima.

Mësohet se autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës.

Ndërkohë, forca të shumta të FNSH dhe RENEA kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave. Po ashtu, është bllokuar rruga dhe patrulla të shumta janë vendosur në pika kyçe.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.