Aktualitet

Dy atentate të dështuara me tritol në Vlorë, çfarë po ndodh

Forcat xheniere të mbërritura në Vlorë nga Tirana kanë çmontuar pasditen e kësaj të sasinë e tritolit që ishte lidhur në një aparat celular dhe që u gjet në korridorin e një godine ku ndodhen zyra noterësh e avokatësh.

Pakoja me tritol u konstatua rreth orës 14:30 minuta nga punonjësit e zyrave të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Ndërkaq pas mbërritjes së forcave policore u konstatua se pakoja ishte një sasi tritoli rreth 200 g e lidhur pas një aparati celular.

Menjëherë u evakuan punonjësit e zyrave dhe u bllokua lëvizja e automjeteve në një rreze prej 100 metrash. Po kështu të bllokuara për disa orë në zonë kanë qenë edhe valët celularë. Duhet thënë se godina ku u gjet sasia e lëndës shpërthyese është fare pranë me gjykatën e Vlorës.

Pas çmontimit të eksplozivit nga aparati celular janë marrë në pyetje punonjësit e zyrave ku ajo u gjet. Ndërkohë hetimi vijon për gjetjen e autorëve të vendosjes së eksplozivit në godinën ku ndodhen zyrat e noterëve e avokatëve.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që gjendet eksploziv në qytetin e Vlorës. Më 31 mars, në një nga rrugët e lagjes 10 korriku, u gjet lënda plasëse e cila ishte e lidhur me një celular. Dyshohet se eksplozivi i ishte vendosur një makine, por kishte rënë gjatë lëvizjes. Po ashtu vendosja e eksplozivit në godinën e noterëve vjen pas ekzekutimit të avokatit 50-vjeçar në Elbasan.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.