Aktualitet

Vrasja e dy vëllezërve, dyshime se policia ka bashkëpunuar me bandat

Në Shkodër u ndryshua gjithë zinxhiri komandues i policisë së Shtetit, pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali.

Kjo lëvizje e ministrit të Brendshëm, erdhi pasi ka dyshime të forta se punonjës të policisë së Shkodrës kanë bashkëpunuar me bandat kriminale me qëllim devijimin e hetimeve në lidhje me vrasjet.

Për këtë gjë shërbimet e posaçme po mbajnë në survejim efektivat blu dhe të dhënat hetimore mbi ekzekutimin po ruhen me fanatizëm.

Një tjetër detaj, që mund të ndihmojë hetuesit, është dhe fakti se një patrullë policie ka qenë vetëm pak sekonda larg vendit ku u ekzekutuan dy vëllezërit Bilali, në Shkodër.

Tre minuta më vonë ajo gjeti makinën e autorëve në flakë. Por koha e shpejt në vendin e ngjarjes ka bërë që disa pjesë të Benzit të atentatorëve te shpëtojnë pa u djegur.

Dy vëllezërit u vranë me 30 mars, sapo dolën nga shtëpia e tyre dhe po shkonin tek motra. Autori qëlloi me automatik nga distanca dhe më pas është afruar dhe i ka qëlluar në kokë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: