Politike

Ish-Presidenti: Meta ka detyrë të zgjidhë krizën politike

Ish-Presidenti Alfred Moisiu i ftuar në “Abcnews”, ka folur në lidhje me situatë aktuale politike.

Ish-Presidenti është shprehur se Ilir Meta e ka detyrë kushtetuese që të marrë dhe të ulë palët në tavolinë, në mënyrë që të zgjidh ngërçin politik.

Moisiu thekson se dy palët e politikës duhet të gjejnë dialogun mes tyre para zgjedhjeve të 30 qershorit, në të kundërt situata politike do të degradonte më tepër.

Ndërsa, vendimin e opozitës për djegien e mandateve, Moisiu e ka cilësuar si një vetëvrasje politike.

Sipas tij, kiza politike mund të zgjidhet nëse ka një dialog me palëve para zgjedhjeve të 30 Qershorit. Më tej vendimin për djegien e mandateve të opozitës ai e ka konsideruar vetëvrasje politike.

“Unë e kam kaluar këtë fazë në 2017 dhe gjykoj se i dhashë zgjidhje kësaj pune. Në atë kohë unë bëra detyrën time dhe në zgjidhje mori pjesë gjithë klasa politike, por u zgjidh. Unë them që nuk ka krizë që nuk ka zgjidhej. Kushtetuta e detyron Presidentin, dhe Presidenti është për të për të përfaqësuar unitetin e popullit. E ka detyrë kushtetuese Presidenti.

Tani unë dy herë i kam bërë thirrje presidenti dhe nuk prisja përgjigje direkte por prisja një përgjigjej indirekt që ia të bëhet ftesë palëve dhe jam kritikuar për këtë nga rrejte sociale. Unë e di situatën dhe i di edhe rrethanat. Unë them që një njeri që ka marrë përsipër një detyrë duhet të bëjë çmos për t’ia dalë mbanë. Ai ka vështirësitë e tij në këtë punë dhe unë e kam përshëndetur zgjedhjen e tij si president pikërisht sepse gjykoja se ai njeri ka një formim politik të hershëm të gjatë dhe të suksesshëm. Ka aftësinë për t;u marrë vesh ke dy palët dhe mund ta arrinte këtë punë.

Por kjo është një vetëvrasje politike e asaj pjese politike që e ndërmori këtë punë. Por tani duhet sinqeritet dhe vullnet për ta zgjidhur. Tani kjo pse nuk mund të hyjë më në Parlament dhe kjo gjë dihet. Por zgjedhjet vendore janë një provë dhe duhet një dialog para zgjedhje vendore që të përgatitet dhe të marrë pjesë në zgjedhjet vendore dhe them se mund të ketë rezultat nëse duan sigurisht. Nëse nuk duan dhe duan destabilizim atëherë dalim tek një fjalë e vjet që thotë “ujku do mjegull”.

Unë nuk them që mazhoranca nuk ka gabimet e saj ka edhe ajo sa të duash por atë mazhorancë e ka zgjedhur ku popull me votë të konsiderueshme. Motivi që u gjet për të bërë këtë krizë është artificial se janë vjedhur votat. Pse i pranuan zgjedhjet atëherë nuk ishte për t’u pranuar. Sepse opozita ishte pejsë e qeverisje me 6 ministra. Aparatin e kontrollit e kishin. Tani unë nuk mund të them se u vollën dhe nuk u vollën dhe këtë e vendos gjykatë. Pir tek ne gjithmonë janë vjedhur. Një huq i fundi vështirë që të prishet. Nuk ishte kjo rruga”, tha Moisiu.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.