Politike

“Bujrum! Ku dhe kur të duan”, Spiropali mesazh opozitës për zgjidhjen e krizës

 

Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha në “Open” se mazhoranca e ka ditur se opozita do të ndërmerrte një akt ekstrem si djegia e mandateve.

“Ne e kishim të qartë që opozita po shkonte drejt një zgjidhje ekstreme. Arsyet janë aty, nuk janë të fshehura”, tha ajo.

E teksa, moderatorja Eni Vasili e pyeti nëse ndërkombëtarët vijnë dhe ju thonë uluni, ç’do të bëni, Spiropali tha se po flet për temën, e temë tjetër s’ka.

“Këta duan ta ndajnë Shqipërinë si duan këta. Eja të merremi vesh me pazaret e radhës. Ne nuk kemi ndërmend të bëjmë as pazare me askënd as ti kthejmë partitë në qendra ku shitet dhe blihet influencë e pushtet. Për ne vota është ajo që vlen, e shenjtë. Ne ulemi ku të duan dhe si të duam brenda kornizës kushtetuese”, theksoi Spiropali.

“Pra nuk uleni?”, pyeti sërish Vasili dhe Spiropali u përgjigj: “Kur do flasim? Eja të flasim, për reformën zgjedhore, diskutoni për garancitë që doni dhe rregullat e lojës dhe nëse mendoni se keni mbështetje të madhe, bujrum kemi zgjedhje lokale dhe testohuni.

Nuk kemi ndërmend ta bëjmë më se nuk ka arsye objektive, pasi të gjithë arsyet shtyjnë drejt legjitimitetit të qeverisë dhe nuk kemi asnjë partner ndërkombëtar që na mbështet për t’i hyrë kësaj aventure”.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: