Politike

A po dërgon SHBA, negociator për krizën? Peza: Ja pse do vijë Palmer në Tiranë

 

Zyrtari i lartë amerikan Matthew Palmer do të vijë në Shqipëri për vizitë në kulmin e krizës politike dhe në “Open” është diskutuar nëse është ai një negociator i mundshëm për zgjidhjen e ngërçit të krijuar.

Teksa, ministrja Elisa Spiropali tha se Palmer vjen vetëm për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian, gazetari Alfred Peza dha të tjera detaje.

Peza theksoi se Palmer do të vijë në Tiranë për t’i përsëritur opozitës ato që i ka thënë në telefon Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit përpara se udhëheqësit opozitarë të linin mandatet.

“Palmer ka marrë në telefon Bashën dhe Kryemadhin më 20 shkurt, para protestës së dhunshme dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve të opozitës që të qëndrojnë të angazhuar në proceset demokratike. I këshilloi kundër dorëheqjeve në masë nga mandatet parlamentare. Ai i ka thënë që të dënojnë dhunën dhe për këtë do të vijë sërish në Tiranë”, deklaroi Peza.

“Nuk do të vijë në Shqipëri posaçërisht për këtë, do të ketë një tur ballkanik, por do ua përsërisë këto fjalë opozitarëve”, theksoi Peza.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.