Politike

Rudina Hajdari u përgjigjet kritikëve: Më bën moral PD që prej 28 vitesh bën politikë me Ruçin

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas komenteve të bëra nga demokratët, në lidhje kërkesën e saj për një minutë heshtje dje në parlament për 4 heronjtë e demokracisë.

Përmes një statusi në Facebook, Hajdari thotë se kërkesa e saj nuk është fyerje por akt dinjitoz. Ajo iu kujton demokratëve se ata bëjnë politikë prej 28 vitesh me Gramoz Ruçin.

Postimi i Hajdarit

Të kërkosh nderim zyrtar me heshtje në Kuvend për Martirët e Demokracisë nuk është fyerje, por akt dinjitoz për ata që besojnë në vlerat demokratike.

Ata që bëjnë sikur e duan shumë të djathtën duhet të kenë parasysh se me Gramoz Ruçin dhe partinë e tij kanë 28 vjet që bëjnë politikë.

Mos të harrojnë historinë se Z. Islami që ishte Kryetar i Kuvendit Komunist e kanë bërë pjesë të grupit parlamentar ndërsa me Lefter Xhuvelin kanë mbajtur koalicion.

Drejtësi duhet të bëhet për Martirët e Demokracisë ashtu siç edhe për dhjetëra raste të rënda në Shqipëri të cilat kanë mbetur si gjurma në akull si shkak i politikës 28 vjeçare..!

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.