Politike

Mediu “sulmon” të bijën e Azem Hajdarit: Ja pse Rudina s’do drejtojë Grupin e PD

“Opozita e re”, e krijuar pas vendimit të Lulzim Bashës me aleatët për djegien e mandateve parlamentare, tashmë është formësuar dhe ka në përbërje 20 deputetë, të cilët kanë hedhur edhe hapin e parë për formalizimin e grupeve parlamentare.

Në media po përfliten edhe emra që mund të bëhen krerët e Grupeve Parlamentare, ku për PD, favorite mbetet Rudina Hajdari.

Por, kryetari i partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në studion e emisionit “45 Minuta” në Report Tv, ka ‘mbyllur’ derën për një zgjedhje të së bijës së Azem Hajdarit në krye të Grupit të PD.

Ai ka thënë se këta deputetë nuk mund të krijojnë grupe parlamentare.

“Këta deputetë nuk mund të krijojnë grup me emrin e LSI-së dhe PD-së, pasi nuk mund ta përfaqësojnë nga ana juridike. Duhet të bëjmë sakrificat më ekstreme për të ruajtur demokracinë. Mendoj se gjithsecili duhet të shikojë ku janë pikat që mund të ndërtohet një marrëdhënie duke filluar nga Presidenti dhe deri te partnerët tanë ndërkombëtarë. Këtu ka rol edhe Presidenti, edhe ndërkombëtarët, të gjithë”, u shpreh Mediu.

Duke u ndaluar te procesi i negociatave, Mediu tha se opozita nuk është kundër, por shtoi se Rama është i papërgjegjshëm.

“Fatos Nano ka qenë i përgjegjshëm, vinte në Komisionin e Integrimit për të raportuar, kurse ky është i marrë. Ku ka perëndi që e mbledh më atë, ju thoni Gramozi, po ku ka perëndi” deklaroi ai.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.