Sport

Murinjo zbulon polemikën me Pogba: Shkëlqesia e tij dëshironte të largohej me Rolls

Zhoze Murinjo pak nga pak po fillon të tregojë prapaskenat e muajve të tij të fundit në drejtimin a Mançester Junajtid, që sollën edhe shkarkimin e portugezit nga drejtuesit e klubit. Me sa duket, një nga problemet e tij të mëdha në radhët e klubit ishte Pol Pogba, i afruar si një yll por që jepte shumë pak nën drejtimin e teknikut portugez.

Marrëdhënia aspak e mirë me francezin mendohet se ishte një nga shkaqet e largimit të trajnerit dhe ky i fundit ka treguar në një mbledhje me homologë të tij në Portugali se si kishin rrjedhur ngjarjet në përplasjen e famshme mes palëve për ndeshjen ndaj Bërnlit që në fillimin e muajit shtator, një nga sinjalet e mëdha të krisjes.

“Do të luanim me një skuadër që është 30 kilometra larg Mançesterit dhe një lojtar më pyeti nëse pas ndeshjes mund të kthehej në Mançester pa ekipin, me makinën e tij. I thashë “nëse do të ishim në Londër dhe do të dëshiroje të qëndroje, nuk do të ishte problem. Por kjo është afër, nuk ka kuptim’.

Ai u mërzit. Por ne fituam ndeshjen dhe ai më pyeti përsëri. Meqë isha i lumtur, unë lëshova pak dhe i thashë ‘Të paktën largohu me autobus dhe kërkoji shoferit të vijë të na gjejë në rrugë 10 minuta pasi kemi ikur nga stadiumi’.

Por ky përsëri nuk ishte i lumtur në dhomat e zhveshjeve. Unë shkova në konferencën për shtyp dhe kur arrita të autobusi i ekipi, i parkuar përkrah tij ishte një Rolls Rojs me shofer brenda. Makina ishte e re dhe shkëlqesia e tij dëshironte të largohej nga stadiumi me Rolls Rojs. Tani si mund ta zgjidhim këtë situatë? I thua të mos shkojë në Rolls? Do të shkosh kur unë të jem i lumtur? Apo e zgjidh këtë gjë në një mënyrë tjetër që të siguron pushimet”, ishte batuta e Murinjos duke lënë të kuptohet se nëse do të nxirrte jashtë ekipit mesfushorin, largimi i tij nga Mançesteri do të kishte qenë i sigurt.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.