Politike

Dy qëndrime në PS për krizën, Rama: Nuk ka negociatë

Në politikë, kurrë mos thuaj kurrë! E në këtë krizë që ka përfshirë vendin, mesazhet që japin palët janë të ndryshme, por siç duket kryeministri Edi Rama ka ndryshuar qëndrim. Këtë të martë ai ka hedhur poshtë çdo mundësi negocimi me opozitën që tashmë është jashtë Kuvendit. Rama tha se nuk do ta përsërisë më historinë e 2017-s.

Pastaj në 2013, pastaj në 2017-ën. I kemi mundur me herë të tëra, Saliu me gjithë shtetin e tij që nuk linte gjë pa bërë për të na penguar ta nxirrnin votën nga kutitë edhe nuk mundim dot Lulin?! Edhe zgjedhjet e 2017-ës i humbën duke qenë në qeveri, djegin mandatet dhe tani i thonë njerëzve jemi si ju. Tani i thonë njerëzve shkoni në burg për ne, se ndoshta do të marrim pushtetin, por Noc Rrokun do marrësh Lul. Historia hajde të shohim, hajde ta zgjidhim, nuk ka. Nuk ka më asnjë lloj tryeze për të negociuar mandatin që na keni dhënë ju. Nuk na keni dhënë mandatin të shohim mandatin me Monën”, u shpreh nga Librazhdi Edi Rama.

Por edhe pse thonë se nuk u intereson nëse hyn apo jo në zgjedhje opozita, një ftesë për tu ulur në tryezë ia kanë dërguar. Nëpërmjet një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Partia Socialiste kërkon shtyrjen e afatit të punimeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore deri në 5 Maj. Pranë Komisionit të caktohet në cilësinë e vëzhguesit edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike. Kjo kërkesë do të miratohet në seancën parlamentare të së mërkurës.

Do të bëjmë një amendim për t’i krijuar një mundësi Partisë Demokratike për të vëzhguar. Pavarësisht se janë jashtë kuvendit kanë një dritare të hapur, me të gjitha të drejtat që ka opozita në parim, me të drejtën e propozimit dhe kundërshtimit. Në çdo kohë që PD vendos të ulet në tavolinë për të kërkuar ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe PD e ka atë hapësirë”, tha Damian Gjiknuri, që është propozuar të marrë postin e bashkëkryetarit të komisionit për reformën zgjedhore ndërsa ajo që ia la vendin, Blerina Gjylamenti të jetë në funksionin e anëtarit.

E pikërisht këtë ftesë nga opozita e lexojnë si një lëshim nga qeveria.

Nuk e fsheh që ka njëlloj lëshimi njëlloj çedimi nga pozitat e tyre të forta dhe kokëfortë në fakt. Ne e patëm për një vit e gjysmë mos më tepër Komisionin e Reformës Zgjedhore kur opozita ishte në Parlament. Ne i paraqitem shumë më herët se cilat ishin kërkesat për një proces teknikisht të rregullt. Në fakt ajo çka është kërkesa jonë tani nuk është një kërkesë që përjashton ato çfarë ne kemi thënë kohë më parë por kërkesa ka evoluar jo thjesht si një dëshirë e jona. Kërkesa ka evoluar për shkak të atyre që kanë ndodhur të paktën nga 2017 e këtej”, ka thënë Enkelejd Alibeaj

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.