Aktualitet

Vrasjet në Shkodër/Ministri Lleshaj: Larje hesapesh mes bandave

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nga Shkodra ka deklaruar se vrasja e dy vëllezërve Bilali është larje hesapesh mes bandave. Ai tha se “gjithë Policia e Shtetit është angazhuar për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëreve”. Ai ndër të tjera tha se qytetarët nuk kanë pse të ndihen të frikësuar pasi ajo që po ndodh është larje hesapesh mes bandash. “Nuk ka hapësira për frike tek qytetarët e Shkodrës. Ky është rast specifik “larje hesapesh”.

Nga ana tjetër, Ministri pranoi dështimin e Policisë së Shkodrës për të zbardhur deri më tani ngjarjet e rënda.

“Sot tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur përsëri të godasin. Ngjarjet kanë ngritur në alarm forcat e policisë edhe nga Tirana. Lufta ndaj këtij krimi nuk është fituar. Metastazat janë gjallë… Dua të garantoj qytetarët se strukturat e sigurisë janë të angazhura për ta fituar këtë luftë.
Për këtë arsye kemi vendosur të ngarkojmë në krye të detyrës për policinë e Shkodrës Niko Brahimin, një nga drejtuesit kryesor të Policisë së Shtetit. Ai do të punojë për të siguruar atë që Shkodra meriton”, tha Lleshaj.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.