Bota

Ukrainë, komediani Zelenskiy kryeson në zgjedhjet presidenciale

Në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, komediani Volodimir Zelenskiy dhe presidenti i tanishëm Petro Poroshenko kryesojnë garën, pas numërimit të mbi gjysmës së fletëve të votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se 41-vjeçari Zelenskiy, aktor komik që luan rolin e presidentit në një seri komike televizive, doli në vendin e parë me mbi 30.5 për qind të votave, ndërsa zoti Poroshenko i dyti.

“Njerëzit janë para së gjithash për mua, ata janë më të rëndësishëm sesa aktiviteti dhe ambiciet politike. Ukrainasit po na prisnin,” tha zoti Zelenskiy

Zoti Poroshenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2014, doli në vendin e dytë me rreth 17 për qind.

Ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko ishte në vendin e tretë me 13 për qind të votave.

Nëse rezultatet mbeten dhe asnjë kandidat nuk fiton shumicën, më 21 prill do të mbahet një balotazh mes dy kandidatëve kryesorë.

Volodimir Zelenskiy është i ri në politikë dhe është kritikuar se nuk ka dhënë shumë detaje mbi politikat e tij të ardhshme nëse zgjidhet.

Nga ana e tij, zoti Poroshenko është akuzuar nga kundërshtarët se ka autorizuar skema për blerje votash. Miratimi i tij nga publiku pësoi rënie për shkak të vështirësive ekonomike në vend. Fushata e tij përfshinte premtimin për të rimarrë kontrollin e Krimesë pas aneksimit të saj nga Rusia në vitin 2014.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të hënën se “asnjë shkelje sistematike” nuk u regjistrua gjatë zgjedhjeve me gjithë akuzat për blerje votash në shkallë të gjerë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.