Aktualitet

Artan Hoxha: Në Shkodër i dinë kush janë vrasësit, po policia?

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se policia e Shkodrës është kthyer në një në ndërmarrje funerale.  Në një reagim në rrjetet sociale pas ekzekutimit të dy vëllezërve, Brahim dhe Astrit Bilali ai thotë se e gjithë Shkodra e di cilët janë autorët, por vetëm policia hesht.

Nga dëshmitë mendohet se autorët mund të kenë qenë dy persona që kanë udhëtuar me një automjet Mercedes, që më pas është lënë i djegur pak më tutje.

Statusi i plotë
Kambanat ranë për ata që s’kanë vesh! Ekzekutohen vëllezërit Brahim dhe Astrit Bilali. Viktimat numër 10 dhe 11 të një seriali vrasjesh që nisi vetëm 8 muaj më parë, më 15 korrik 2018, kur para pallatit ku banonin u ekzekutuan ish-polici Boran Bercana dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci që mbante në prehër foshnjën e saj. Kambanat e alarmit ranë për ata që nuk kanë vesh, dhe kur s’ke vesh bilanci dihet.Kjo e sotmja është thjesht kronika e një vrasje të paralajmëruar.

Policia e Shkodrës, që është kthyer në ndërmarrje funerale, pasi vetëm mbledh kufoma rrugëve të qytetit, deklaron se autorët janë të panjohur dhe kanë ikur në drejtim të paditur. Vetëm 8 muaj, 11 viktima, asnjë vrasje e zbuluar, asnjë emër autori, asnjë vrasës në burg. Për zinxhirin komandues të policisë së Shkodrës, nëse nuk kujtohet kush tu largojë nga detyra, bëhuni burra jepni dorëheqjen se më keq se kaq nuk ka ku shkon. Në të vërtetë gjithë Shkodra e di kush janë vrasësit dhe në çfarë drejtimi kanë ikur, madje dhe në çfarë shtëpie janë duke ndjekur lajmet mbi vrasjen në tv.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.