Politike

Veliaj zbulon marrëdhënien me kryeministrin: Unë dhe Rama si “mishi me thoin”, flasim 20 herë në ditë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Opinion” është shprehur se marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama janë shumë të mira. Veliaj theksoi se Edi Rama është një nga njerëzit që e ka mbështetur në punën e tij në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Është jo vetëm shefi, por edhe shoku im dhe partneri im në këtë rrugëtim politik, dikush që më ka promovuar, dikush që më ka mbështetur në ditët e mia më të vështira, larg edhe brenda syrit të medias dhe dikush që më ka mbështetur në një vendimmarrje jo të lehtë në Bashkinë e Tiranës. Nëse ka pasur komunikim të tillë për sondazhet ka qenë Edi që më thotë: Lal, shi sa mirë ia kemi dalë, jepi gaz e shih punën”, theksoi Veliaj, ndërsa komentoi edhe çështjen e rikandidimit të tij për një mandat të dytë.

“Unë dhe kryeministri e kemi shumë të qartë këtë mision. Kemi refuzuar, dhe kemi bërë një plan, që ne me idiotësi, me thashetheme dhe me gjithë diversionet që bëhen nuk do merremi. Pse? Sepse dita ka 24 orë, nga të cilat një kohë e ke në familje, dhe tjetrën e ke në punë. Nëse ne vazhdojmë merremi me çdo idiotësi, për sa kohë Partia Socialiste doli dhe tha kur të mbajmë Kongresin do të shpallim kandidatët. U bë Kongresi dhe u shpallën kandidatët.

E kam thënë në këtë studio “mishi me thoin” nuk di të jenë më afër se unë me Ramën”, tha Veliaj teksa shtoi se në këto 30 vite, asnjëherë nuk ka pasur një marrëdhënie më të mirë mes një kryeministri dhe një kryetari Bashkie se sa kanë qenë këto katër vite mes tij dhe Edi Ramës.

“Unë nuk di në 30 vite pluralizëm, një kryeministër të ketë qenë më afër me një kryetar bashkie, seç jam unë me Edi Ramën dhe seç kam qenë këto 4 vite. Sinkronizim vendimmarrje, qëllimi dhe pasioni, si këto katër vite, unë vetë nuk di të ketë pasur ndonjëherë Tirana”, u shpreh ai.

Kreu i Bashkisë së Tiranës zbuloi edhe komunikimin që ka me kryeministrin Rama dhe bashkëpunimin e tyre të përditshëm.

“Di t’ju them që unë dhe kryeministri flasim mesatarisht 20 herë në ditë. Nëse kjo quhet ftohje, nuk e di çfarë vlon më tej. Në 30 vite dyshoj se gjeni një rast ku një kryetar bashkie të jetë mbështetur kaq shumë dhe të jetë më afër me një kryeministër sesa unë dhe Edi Rama”, u shpreh më tej Veliaj ndërsa renditi edhe disa prej çështjeve ku qeveria dhe bashkia kanë bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer.

“Jam pjesë e Kryesisë së PS dhe kam kontributin tim në vendimmarrjen qendrore të PS, si anëtar kryesie. Duke qenë se Tirana është edhe selia e të gjithë institucioneve qendore, përfshi këtu një stadium kombëtar, përfshi këtu gjykatat, përfshi Teatrin Kombëtar, do të thotë që jemi të ndërlidhur në këtë vendimmarrje. Disa herë kemi prona siç është rasti i Teatrit, ka një pronë Bashkia, ka një pronë Qeveria. Në disa raste të tjera duhet të bëjë rrugë aksesi bashkia, siç është rasti i stadiumit “Qemal Stafa”. Bashkia do të bëjë rrugët e aksesit dhe parkingun nëntokësor, sepse është në tokën e vet në Sheshin ‘Italia’. Kryeministri stadiumin. Kështu që i kemi lidhur pazgjidhshmërisht punët”, u shpreh kreu I Bashkisë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.