Politike

Doda: Sistemi ka rënë; Peza: Opozita preu degën ku qëndronte vetë

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda tha në “Open” se në Shqipëri ka rënë sistemi. Për të mbështetur këtë tezë të sajën, ajo tha se kjo gjë ka ndodhur që kur deputetët e opozitës vendosën të djegin mandatet dhe të dalin nga Kuvendi, ku përfaqësonin popullin, një parlament që opozita e cilëson ilegjitim, të dalë nga zgjedhje me vota të blera, për më tepër me paratë e krimit.

Por, këtu ndërhyri sërish Alfred Peza, i cili tha se sistemi nuk ka rënë aspak, madje është në këmbë dhe çdo gjë funksionon më së miri, por siç theksoi ai disa herë, “opozita preu degën e pemës mbi të cilën qëndronte vet”.

Peza shpjegoi më tej se Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe si e tillë, në Kuvend shkojnë përfaqësuesit e popullit. Shumicën e cakton populli dhe shumica është ende atje, ndërkohë që një pakicë ka vendosur të largohet, në mungesë të vizionit dhe programit për t’iu ofruar shqiptarëve një alternativë më të mirë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.