Politike

“Ja pse u vu Gent Cakaj në krye të diplomacisë dhe kë po terrorizon”

sh-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i ftuar në emisionin “Arena” në RTV ORA, tha se deklaratat e Gent Cakajt për të shkarkuar disa punëtorë të Ministrisë së Jashtme janë presione për t’i mbyllur gojën ambasadorëve.

“Janë veprime krejtësisht të paligjshme, të cilat bien ndesh me ligjin, me etikën e trupit diplomatik edhe me principet e demokracisë, sepse janë veprime që kërkojnë të terrorizojnë trupën diplomatike, sepse më pas kjo trupë diplomatike nuk shprehet kur kërkohet të marrin pozicione kundër interesave kombëtare siç është çështja e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, dhe prandaj është vënë ky zëvendësministër i Jashtëm.

Është vënë pikërisht që të fusë politika që kanë lindur në Beograd dhe janë të shpërndara nga tellallët e Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë”, deklaroi Shehu.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.