Bota

Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Spanjë

Një shqiptar është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri brenda automjetit të tij në Totana të Spanjës.

Sipas mediave spanjolle, shqiptari është ekzekutuar një javë më parë, por trupi i tij u gjet nga banorët e zonës në datën 27 mars.

Nga hetimet e kryera rezulton që plagët shqiptarit të vrarë janë shkaktuar nga plumbat. Automjeti i shqiptarit të vrarë ishte parkuar pranë një lumi.

Shqiptari ishte qëlluar me armë zjarri në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij. Policia ka mundur të identifikojë personin me origjinë shqiptare, por nuk ka bërë publik identitetin e tij.

Hetuesit spanjollë kanë mësuar se viktima ishte me banim në Mazarron dhe kishte punuar disa kohë më parë në lokalet e natës, ndërsa së fundmi punonte si truprojë. Në fakt, zhdukja e shqiptarit të vrarë ishte denoncuar në polici të hënën e kaluar.

Autoritetet spanjolle dyshojnë se vrasja e shqiptarit ka ardhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Një tjetër pistë është dhe konflikti i tij me ndonjë nga truprojat  e një lokali të natës në atë zonë.

Deri më tani ende nuk është zbuluar nëse shqiptari u qëllua me armë në venin që u gjetë, apo është ekzekutura në një vend tjetër dhe më pas u transportua pranë lumit Guadalentin

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.