Politike

PD loboi në Uashington për ambasadoren e re amerikane në Shqipëri

Kathleen Ann Kavalec ishte e nominuara e Presidentit Donald Trup për ambasadore të SHBA në Tiranë, por ajo nuk e mori miratimin e Senatit për këtë detyrë. Sipas dokumenteve të siguruara nga “Top Channel”, PD ka qenë e interesuar për emërimin e saj në Shqipëri, aq sa ka angazhuar kompani lobuese në Uashington për të ndjekur procesin e përzgjedhjes së Kavalec si ambasadore në Shqipëri.

Sipas “Top Channel”, lobisti i kompanisë Christian Bourge, ka dërguar për llogari të Partisë Demokratike 6 e-mail, ka kryer 2 telefonata dhe 3 takime me anëtarët e Senatit dhe këshilltarët kryesorë të senatorëve nga Komiteti për Politikën e Jashtme, të cilët kishin mbi tavolina dokumentacionin e kandidaturës së ardhur nga Presidenti Trump për ambasadore në vendin tonë.

Reagimi zyrtar i Partisë Demokratike për hulumtimin e Top Channel është ky: “Lobimi i Partisë Demokratike ka patur si qëllim çështjet e narkotrafikut, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit, probleme të cilat ishin ngritur me nota shumë serioze në raportin e Departamentit të Shtetit për Strategjinë e Kontollit të Narkotrafikut Ndërkombëtar për vitet 2017 dhe 2018. Me senatorët e Komisionit të Jashtëm është diskutuar për ngritjen e këtyre problemeve në seancën dëgjimore me ambasadoren e emëruar dhe nxitjen e saj për të bërë prioritet të punës së saj në Tiranë luftën kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe korrupsioni”.

Kathleen Ann Kavalec është një ndër ekspertet më të mira në Departamentin Amerikan të Shtetit si njohëse e influencës ruse, pasi ka drejtuar në DASH zyrën që mbulonte Rusinë. Një gazetare investigative amerikane tha për “Fox News” para disa ditësh se Kavalec nuk mori miratimin pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me ish-agjentin britanik Christopher Steele, i cili po hetohet për lidhje me Rusinë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.