Aktualitet

Gjykata e Hamburgut nuk e lejon Der Spiegel-in të përhapë akuza të rreme kundër Muxhahedinet iranian në Shqipëri

Gjykata e Hamburgut nuk e lejon Der Spiegel-in të përhapë akuza të rreme kundër organizatës iraniane PMOI / MEK

Akuzimet për “torturë” dhe trajnim për mënyra të ndryshme vrasjeje janë të pavërteta

Der Spiegel ka vepruar në mënyrë të paligjshme

Nuk janë zbatuar parimet e raportimit të lejueshëm

PMOI dhe Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit nuk janë dëgjuar  

Në një artikull të titulluar “Të Burgosurit e Kryengritjes” në botimin 8/2019, të publikuar më 16 shkurt 2019, revista e përjavshme Der Spiegel përhapi një sërë gënjeshtrash e akuzash të rreme lidhur me opozitën iraniane PMOI/MEK dhe anëtarët e saj banues në Shqipëri.

Pas publikimit të artikullit, zyra përfaqësuese në Gjermani e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) aplikoi për një vendim gjyqësor në Dhomën e Shtypit të Gjykatës Rajonale të Hamburgut, duke i kërkuar gjykatës të mos e lejonte bërjen dhe përhapjen e këtyre akuzimeve serioze dhe kriminalizuese.

Gjykata e Hamburgut konfirmoi se NCRI është dëmtuar dhe deklaroi në vendimin e saj të 21 marsit 2019:

Aplikimi i NCRI-së për sa i përket paragrafit 1 është i justifikuar. Der Spiegel-it i ndalohet “publikimi dhe/ose lejimi i publikimit të” akuzimeve për torturë në vendbanimin e MEK-ëve në Shqipëri. “Aplikanti (NCRI) e ka vërtetuar natyrën e pavërtetë [të këtyre akuzave],” deklaron gjykata, duke shtuar, “Nëse deklaratat e Der Spiegel do të klasifikoheshin si dyshime, përsëri do të ndaloheshin. Është e qartë që parimi i raportimit të pranueshëm të dyshimeve nuk është respektuar.”

Gjykata deklaron, “Kërkesa e aplikantit në paragrafin 2 është gjithashtu e justifikuar” dhe ia ndalon Spiegel-it “publikimin dhe/ose lejimin e publikimit të” paragrafit të parë të artikullit të 16 shkurtit. Ky paragraf hedh këto shpifje absurde mbi MEK-ët në Shqipëri: “Tre herë në ditë shumë prej tyre supozohet se praktikojnë prerjen e fytit me thikë, thyerjen e duarve, nxjerrjen e syve me gishta, shqyerjen e cepave të buzëve. Të paktën kështu thonë ish-anëtarët e grupit.”

Urdhri i gjykatës deklaron më tej: “Nuk ka lidhje nëse ky fragment i tekstit klasifikohet si një deklaratë fakti të vërtetuar apo si një shprehje e një dyshimi, pasi në të dyja rastet do të ishte e publikuar në mënyrë të paligjshme. Pavërtetësia do të supozohet për qëllimet e procesit gjyqësor. Parimet e raportimit të lejueshëm të dyshimeve nuk janë zbatuar. Aplikanti nuk është dëgjuar në lidhje me këtë çështje. Peticioni i tij tregon se ai do të kishte nxjerrë një deklaratë të fortë lidhur me këtë.”

Gjykata deklaron se Spiegel kërcënohet me një “gjobë deri në €250,000 që do të përcaktohet nga gjykata për secilin rast shkeljeje, dhe në rast se kjo nuk mund të sigurohet,” me një dënim me heqje lirie deri në gjashtë muaj (dënimi total me heqje lirie nuk duhet t’i tejkalojë 2 vjet) si formë të një urdhri të përkohshëm.

Në vijim të urdhrit të gjykatës, Der Spiegel i hoqi fragmentet e ndaluara nga artikulli i tij.

Rezistenca Iraniane ruan të drejtën për kërkesa të tjera në procedura ligjore.

Sipas një opinioni ligjor të avokatit të njohur të mediave nga Leipzig, Profesorit Christoph Degenhart, Der Spiegel i ka shpërfillur në masë të madhe detyrat e saj gazetareske dhe i ka shkelur vazhdimisht të drejtat e NCRI-së, të cilat rrjedhin nga kushtetuta gjermane dhe Konventa Europiane mbi të Drejtat e Njeriut (ECHR), përmes akuzimeve të pasakta e denigruese.

Opinioni ligjor thekson, “NCRI, si pala që është lënduar në mënyrë direkte, nuk është dëgjuar mbi një numër akuzash veçanërisht serioze. Për sa i përket dhënies së mundësisë për komente, është e qartë se deklaratat e NCRI-së nuk janë marrë parasysh, ose janë shkurtuar së tepërmi dhe shtrembëruar nga ana e kontekstit e paraqitur si mohime të thjeshta. Stafi redaktues i Der Spiegel nuk e ka marrë parasysh kërkesën për të vizituar vendbanimin (e PMOI-së), dhe as nuk i është përgjigjur madje kësaj kërkese.”

Media shtetërore iraniane e pati mirëpritur artikullin e Der Spiegel më 16 shkurt me ceremoni të mëdha. Agjensia e Lajmeve Mehr, e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit, e titulloi artikullin si, “PMOI në Shqipëri trajnohen për prerje fyti me thikë tre herë në javë.” Agjensia e lajmeve Fars shpalli, “Raporti i Spiegel nga baza e PMOI-së: Anëtarët e organizatës praktikohen për vrasje.” Qindra media të tjera të regjimit iranian e publikuan përkthimin në persisht të artikullit me tituj të ngjashëm.

Disa anëtarë të parlamentit të regjimit të mullahëve deklaruan, duke cituar artikullin e Spiegel, se PMOI trajnohet për terrorizëm në zemër të Europës.

Ne vëmë në dukje se disa pjesë të artikullit të Spiegel ishin publikuar tre muaj më parë në njërin prej uebsiteve që drejtohen nga Ministria iraniane e Inteligjencës. Ky fakt e cënon seriozisht besueshmërinë e artikullit. Der Spiegel nuk ka nxjerrë ende një deklaratë mbi marrëdhëniet e saj me këtë uebsit, pavarësisht kërkesave të shumta.

Pas zhvendosjes së sigurtë e të organizuar të PMOI/MEK nga Iraku jashtë vendit, dhe pas kryengritjeve popullore në Iran në janar të 2018-ës dhe përfundimit të paqësimit të këtij regjimi nga SHBA, regjimi iranian i është kthyer fushatave intensive të terrorizmit e keqinformimit kundër PMOI/MEK dhe Rezistencës Iraniane, duke besuar se kjo do ta shërojë krizën e tij ekzistenciale. Duke përhapur informacione të rreme, regjimi e justifikon masakrimin e PMOI/MEK brenda vendit dhe përgatit terrenin për operacione terroriste në tokë të huaj dhe europiane. Për më tepër, kështu u përçon qarqeve perëndimore mesazhin e pavërtetë se nuk ka alternativë ndaj këtij regjimi dhe nëse ai do të rrëzohej, kushtet në Iran do të përkeqësoheshin.

 

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – Zyra Përfaqësuese në Gjermani

25.03.2019

 

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.