Aktualitet

13 mln euro borxhe te “Fajdexhinjtë”, ish-prefektit i ndalohet dalja nga Shqipëria

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë për dy djemtë e ish-prefektit, Paulin Radovani, ndërsa ka vendosur “detyrim paraqitje” për ish-prefektin me synim që ky i fundit të mos largohet jashtë vendit.

Prokuroria ka nisur një hetim kryesisht për dy djemtë dhe ish prefektin me akuzën për mashtrim. Ish-prefekti bëri një denoncim ndaj 22 personave teksa 12 prej tyre u arrestuan dhe tre të tjerë janë në kërkim ndërsa të tjerët kanë masa me të lehta.

Denoncimi u bë pasi 12 të arrestuarit sipas ish prefektit kishin dhënë para me fajde ndaj dy djemve te tij dhe disa të tjerë kane luajtur rolin e garantit duke marra para për llogari të dy djemve të Radovani. Dy djemtë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet se ku ndodhen momentalisht, por gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Hetimi vazhdon për ketë çështje, ndërsa shuma e borxhit në total e familjes Radovani në 3 vitet e fundit mendohet të shkojë në rreth 13 milionë euro.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.