Sociale

Vritet me plumb në kokë avokati i Çapjave dhe Shullazit

Ende pa u zbardhur vrasjet në Tiranë e Shkodër, një tjetër vrasje ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Elbasanit. Avokati Ravik Gurra është ekzekutuar me armë zjarri në një lokal në afërsi të bashkisë së qytetit, të cilin e frekuentonte vazhdimisht

Erjon Dervishi

Avokati Ravik Gurra nga Elbasani u qëllua mbrëmë me plumba pas koke në  një lokal në qendër të qytetit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonën ku dyshohet se janë larguar autorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes. Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit u nis menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes. Viktima është avokati Ravik Gurra 50 vjeç. Ai ishte ulur në ambientet e jashtme të lokalit, kur është qëlluar me armë zjarri. Gurra ka humbur jetën në vend nga të shtënat, pavarësisht ndihmës së parë nga personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 minuta, rreth 40 metra larg kalasë, në qendër të qytetit. Policia ka siguruar pamjet nga lokali ku është ekzekutuar avokati, teksa trupi i tij është i shtrirë poshtë tavolinës. Ravik Gurra është një avokat i njohur, pasi ka mbrojtur mes të tjerash edhe çështjet e Emiljano Shullazit dhe fisit Çapja.

Ngjarja

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku mbeti i vrarë me armë zjarri avokati Ravik Gurra. Burime për “Shekullin”, bëjnë me dije se Gurra ishte duke pirë kafe në një lokal, ndërkohë i afrohet një person i maskuar dhe pa i folur e ka qëlluar me pistoletë me silenciator e më pas është larguar në drejtim të një mjeti që e priste. Policia po heton lidhur me dy pista deri tani. Dyshimet e policisë lidhen me raportin e viktimës me fisin Çapja në Elbasan si dhe me atë të Emiljano Shullazit ku këtë të fundit e kishte përfaqësuar në gjyq. Gurra njihej për miqësinë me fisin Çapjave, si dhe i përfaqësonte në procese gjyqësore, e po kështu edhe Emiliano Shullazin. Ndërkohë policia ka njoftuar se deri më tani ende nuk dihet identiteti autorit, dhe se një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes. Avokati ishte shtetas anglez, pasi kishte marrë pasaportën pak vite më parë, ndërsa bënte një jetë mes Shqipërisë ku kishte familjen dhe Britanisë. Vrasja e avokatit ka bërë që në vendngjarje të shkojë menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Duke pasur parasysh edhe vetë dinamikën dhe peshën që mbart vetë ngjarja në fjalë. Prania e drejtorit të Policisë së Shtetit pritet që të nxjerrë edhe pista të reja hetimi. Ndërkohë po dje, në dalje të Elbasanit policia dhe grupi hetimor ka vënë re një makinë të djegur. Hipotezat e para hedhin të sinjale mbi mundësinë e djegies së makinës nga ana e autoreve. Gjithashtu në ndjekje të hetimeve për të ndihmuar në zbardhjen e kësaj vrasje kanë ardhur edhe forcat e repartit Renea. Ata ishin të pranishëm në Elbasan gjatë gjithë natës. Ky operacion kërkon njësi të specializuara, pasi vetë vrasja është e kalibrit të lartë. Ndërkaq, përparësia e forcave të policisë është mbrojtja e familjeve, që kanë implikime sa herë që ndodhin vrasje në këtë qytet.

Në Njoftimin e saj policia e Shtetit ka bërë me dije se:

Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonën ku dyshohet se janë larguar autorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes. Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

Dhoma e Avokatisë: Jemi të tronditur

Dhoma e Avokatisë ka reaguar pas vrasjes së Ravik Gurrës. Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia shprehet i tronditur pas ngjarjes, ndërsa i kërkon policisë të vendosë para drejtësisë autorët. “Dhoma e Avokatisë te Shqipërisë, nëpërmjet mediave u vu ne dijeni të vrasjes me armë zjarri të Avokat Ravik Gurra, anëtar i Dhomës te Avokatisë Tiranë, ajo është tronditur thellë nga kjo ngjarje, me shqetësim dhe indinjatë të thellë ju kërkon organeve ligjzbatuese duke i dhëne përparësi gjetjes dhe vënies para përgjegjësisë të autorëve të kësaj vepre e cila vjen e behët çdo dite më prezente në kërcënim të jetës dhe shëndetit ndaj avokatëve, veprime që kanë marrë përshkallëzim në rritje ndaj profesionit sa të nderuar, aq edhe fisnik të avokatit”, deklaron Dhoma e Avokatisë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.