Opinion

Rrjeta e merimangës apo oktapodi i Rilindjes

Nga Elona Guri
Sot pamë një Kryeministër të çartur. Fliste, fliste por pas çdo fjalie marrazi i merrte frymën.
Pas dështimit spektekolar ne Berat, qe i shkaktoi edhe kriza. Disa thone mendore, disa azmatike, disa syresh thone kriza zemre nga ngulçimi i deshtimit, ndersa besimtaret thone qe e zuri haka e Abaz Aliut qe e permendi ne nje fushate shpifjesh, marrjesh ne goje ne mitingje politike, ate krijese te ndritur te Zotit. Sot ai perjetoi nje tjeter deshtim edhe me te madh.
Mesazhe pa fund. Kercenime me vendin e punes, dmth me buken e gojes, presione mesuesve, mjekeve, infermiereve, admistrates civile, punonjesve te bashkive qe drejtohen nga rilindasit ne te gjithe vendin, bizneseve private, nuk arriten ti jepnin gjalleri dhe entuziasem asaj turme te detyruar per te ardhur ne miting. Here ngjante me mitingun e 2 korrikut te organizuar nga eterit e tyre, kunder “armiqve” te “kllases” dhe here me mitingun e Çausheskur dy dite para se te marrte rruget.
Shume para per mitingun e pak fantazi. Edhe kjo i ka shteruat. Mitingu nga lart here ngjante me nje rrjete gjigante mermangesh, ku milingonat e zena nen ate rrjete, ishin ata qe i kishin sjellur aty me zorr. Por jo vetem ata, por te gjithe shqiptaret, qe sot vuajne varferine me te madhe, ne nje vend ku shendetesia kushton me shtrenjte. Ku vendi i punes mbahet vetem nese i ben fresk me statuse e selfie liderit kokebosh. Ku minatoret jane te pashprese. Ku naftetaret vazhdojne per te tretin vit rradhaz qe genjehen. Ku fermeret dhe blegtoret derdhin ne rruge prodhimet e tyre. Ku studentet muk perballojne dot studimet pa bere nje pune krahas shkolles. Ne nje vend i cili po braktiset nga te rinjte, te shkolluarit, intelektualet dhe biznesmenet.
Kjo rrjete merimange po i merr shpirtin kombit, familjes shqiptare.
Nga ana tjeter te ngjante me nje oktapod we i ka zene frymen lirise ekonomike, zgjedhjeve te lira, dejtesise dhe po i thith gjakun kombit duke e plakur me nje shpejtesi qe vetem ne filmat thriller mund te perjetohet. Oktapod ku kembet e tij jane oligarket, krimi i organizuar, policia politike dhe PPP.
Kjo ishte shfaqja e shemtuar qe pame sot. Shemtia e saj u pasurua dhe me fjalorin rrugaçeror te atij, qe te them te drejten ishte katandisur si mos me keq. Nje sallate ruse pa asnje shije.
Shqiptaret duhet te vazhdojne bashke pa asnje kompromis per shkulur kembet e ketij oktapodi dhe per te shperbere kete rrjete merimange. Duhet te jene te gjithe bashke si me 16 mars, perdite e ne çdo vend. Shqiptaret e lire do e mundin kete te keqe, ashtu si ka mundur eterit e tyre 29 vite me pare.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.