Politike

Rama shfaqet me video-live në zyrë: Siç e shihni, jam mirë!

Pas zërave se kishte pësuar një parainfarkt dhe po kurohej në Berlin, kryeministri Edi Rama është shfaqur në një video-live në Facebook nga zyra e tij. Kryeministri, i cili prej disa ditësh nuk shfaqej në publik, tha se ka qenë në Berlin në një takim informal dhe jo për t’u kuruar.

“Siç e shihni jam mirë, jam në zyrën time në Tiranë dhe jo në spital në Berlin. Njerëz jemi, edhe mund të sëmuremi, por nuk ishte ky rasti. Në Berlin isha jo për shëndetin tim, por për të takuar miq e partnerë të Shqipërisë. Për të pastruar imazhin, për të kërkuar mbështetje për çeljen zyrtare të bisedimeve për anëtarësimin. Nuk ishte një vizitë zyrtare, ishte një vizitë jo-formale”, tha ndër të tjera në komunikimin e tij.

Sajesën për sëmundjen e tij, Rama e quajti produkt të kazanit të opozitës dhe shprehu keqardhjen për nivelin se ku kanë rënë kundërshtarët politikë. Rama paralajmëroi se do t’i hedhë në gjyq ata që kishin shpifur për sëmundjen e tij. Kujtojmë se i pari që dha lajmin për shtrimin në spital të Edi Ramës, ishte ish-deputeti i demokrat Klevis Balliu.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.