Aktualitet

Festimi i Nowruz-it në Shqipëri me Maryam Rajavi-n. Majko-Spaho bashkohen tek muxhahedinët

 

Pandeli Majko, Ministër i Diasporës, Edmond Spaho, zëvendës kryetar i Partisë Demokratike, dhe një numër parlamentarësh e personalitetesh shqiptare marrin pjesë në festime.

Në një grumbullim të madh me rastin e Vitit të Ri pers, anëtarët e opozitës iraniane, së bashku me miqtë e tyre shqiptarë, festuan Vitin e Ri, Nowruz, në kompleksin e tyre në Manzë të Durrësit. Folësit në këtë mbrëmje sollën urime për një vit të lumtur e të suksesshëm për popullin iranian dhe atë shqiptar.

Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, Maryam Rajavi, uroi të gjithë iranianët në Iran e jashtë tij, duke thënë: “Gëzuar Vitin e Ri popullit të Iranit i cili ka refuzuar ta humbë shpresën ndonëse gjendet nën sundimin e errët e shtypës të mullahëve.” Ajo theksoi se viti i shkuar ishte “viti kur kryengritjet dhe protestat popullore i tundën shtyllat e regjimit. Politika e paqësimit dështoi, dhe mullahët u privuan nga njëri prej burimeve kryesore të mbështetjes për mbajtjen e pushtetit…”

Rajavi shtoi: “Mullahët i kanë hequr vendit dhjetëra biliona dollarë. Vlera e monedhës zyrtare të vendit ra me një të tretën brenda më pak se një viti. Inflacioni u rrit katërfish. Eksportet e naftës u reduktuan në gjysëm deri në një të tretën dhe defiçiti buxhetor u rrit të paktën 50 për qind… i gjithë regjimi sundues gjendet në një proces shkatërrimi me ritëm të përshpejtuar. Ngaqë nuk ka asnjë mundësi reale mbijetese, vali-e faqih (Khamenei) i ka organizuar asetet e regjimit të tij në funksion të drejtpërdrejtë të shtypjes, derdhjes së gjakut dhe veprimtarive kriminale. Ai emëroi ish-Kryegjyqtarin e pamëshirshëm të regjimit (mullah Larijani) si kryetar të Këshillit të Ekspediencës dhe një nga autorët më brutalë të masakrës së 30,000 të burgosurve politikë, anëtarë të PMOI-së, në 1988-ën (mullah Ebrahim Raisi) si Kryegjyqtar. Mullahët nuk kanë shans shpëtimi. Megjithatë gjatë vitit të shkuar, ata ëndërronin të gjenin një rrugëdalje duke asgjësuar Muxhahedinët dhe Rezistencën Iraniane. Kështu që e përqendruan thelbin e përpjekjeve të tyre në terrorizëm dhe demonizim kundër Muxhahedinëve. Ata planifikuan një komplot të madh terrorist kundër Rezistencës Iraniane në Tiranë të Shqipërisë; planifikuan të shpërthenin një bombë në tubimin e përvitshëm të Rezistencës Iraniane në Paris. U morën gjithashtu me terrorizëm e spiunazh kundër anëtarëve të Rezistencës Iraniane në SHBA. Shtojini kësaj edhe një vëllim të madh fushatash njollosëse kundër kësaj lëvizjeje në shtyp, uebsite e media sociale, veçanërisht brenda Iranit. Vetëm brenda vitit të shkuar, të paguarit e regjimit krijuan të paktën 126 seriale dhe filma kundër MEK, të transmetuar nga televizionet shtetërore ose në kinema. Megjithatë, përpjekjet e tyre të terrorizmit dhe denigrimit nuk qenë të suksesshme. Por ato e treguan qartë, me qindra herë, se kërcënimi kryesor, dhe alternativa ndaj regjimit të tyre janë Muxhahedinët (PMOI/MEK), dhe Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit.”

Maryam Rajavi tha: “Dyert e Iranit janë të hapura për të përqafuar një të ardhme pa shtypje, pabarazi e padrejtësi, një republikë të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, një vend që sundohet nga  e drejta e votës dhe sovraniteti i popullit të vet, ku vota e popullit ka fjalën e parë dhe të fundit. Kopshti i lirisë dhe drejtësisë do ta çojë kombin tonë aq të bukur nga dimri në pranverë.”

Pandeli Majko, Ministër i Diasporës, Edmond Spaho, zëvendës kryetar i Partisë Demokratike, dhe një numër parlamentarësh e personalitetesh shqiptare morën pjesë në festim.

Në fjalimin e tij, Ministri i Diasporës Pandeli Majko tha: “Ka momente kur çdokush mendon për kufirin që ndan të ardhmen nga e shkuara, por sot unë kam ndjenja të thella për ju dhe për marrëdhëniet e forta që ju keni me popullin shqiptar. Sigurisht herën e shkuar që isha përpara jush, fola për zyrtarët e Teheranit; me ta, Shqipëria ka një protokoll, ne e quajmë protokoll të diplomacisë, por ata harrojnë se ju jeni nën mbrojtjen tonë, dhe kushdo që ju prek ju, prek Shqipërinë, prek shqiptarët, dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria dëboi Ambasadorin e Teheranit. Mendoj se kjo është arsyeja pse Shqipëria dhe shqiptarët kanë një nga Ambasadat më të mira të Iranit dhe ajo është Kampi Ashraf, dhe jemi shumë krenarë që kemi miq si ju, që kemi miq si Madamë Rajavi, gruaja e hekurt, e cila pa dyshim do ta udhëheqë të ardhmen e Iranit.”

Edmond Spaho, zëvendës kryetari i Partisë Demokratike dha urimin për Vitin e Ri dhe tha: “Jam i bindur se me përpjekjet tuaja, me luftën e popullit iranian, vitin tjetër do ta festojmë Vitin e Ri në një Iran të lirë. E ardhmja i përket popullit të Iranit. Pa dyshim që Irani do të jetë i lirë, me një demokraci të vërtetë e cila do të krijojë prosperitet për popullin e tij dhe stabilitet në rajon. Jemi shumë krenarë që ju kemi këtu, dhe për sa i përket marrëdhënieve me organizatën tuaj, pavarësisht se partia ime është në opozitë, ne jemi të bashkuar dhe ju mbështesim, dhe mbështesim madje edhe veprimin e qeverisë në përjashtimin e diplomatëve iranianë të përfshirë në veprimtari terroriste. Do t’ju qëndrojmë përkrah në përpjekjet tuaja për ta çliruar Iranin dhe për të ndërtuar një shoqëri demokratike.”

 

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.