Politike

Meta: Gati të lë mandatin, nuk lejoj instalimin e një junte ushtarake

Një deklaratë e fortë është lëshuar së fundmi nga Presidenti Ilir Meta lidhur me krizën politike që ka kapluar vendin.

Kreu i shtetit ka deklaruar nga Pogradeci se është i përgatitur të lërë mandatin dhe deri të sakrifikohet si Salvador Allende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake.

Deklarata e plotë

Kriza kushtetuese dhe institucionale nuk është e re dhe arsyet dhe argumentet i kam dhënë edhe më parë përse jemi në një situatë të tillë, që jo vetëm prej kohësh nuk kemi gjykatë kushtetuese dhe sistemi gjyqësor është i paralizuar, por janë minuar përpjekjet dhe interesimi i veçantë i presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar, kemi krizë që është e qëllimshme dhe që ka rrezikuar rendin kushtetues.

Tani kriza është thelluar më shumë pas veprimit të paprecedentë të opozitës shqiptare, që është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana ime që ka thelluar seriozisht krizën e përfaqësimit të Kuvendit, si institucioni kryesor përfaqësues i vendit dhe qytetarëve shqiptarë. Në vlerësimin dhe bindjen time, Kuvendi ka 82 deputete të ligjshëm, përfshirë dhe tre deputetet e opozitës që nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive.

Çdo numër tjetër përtej tij, jo vetëm që e thellon këtë krizë, por nuk ndihmon as në kapërcimin e situatës pasi çdo numër tjetër është i kontestueshëm në të gjitha planet, si në planin kushtetues, ligjor, procedurial, politik dhe në planin moral dhe absolutisht që në vendin tonë, si një vend tërësisht pro evropianë, mund të thërriten edhe 1 milionë qytetarë që kanë mbushur moshën për të qenë deputete dhe që të plotësojnë formularin e dekriminalizimit, por për të votuar ligje, por kjo duhet të sigurojë të gjithë se as nuk e fsheh këtë krizë përfaqësimi dhe njëkohësisht nuk e garanton përkundrazi e minon çeljen e negociatave.

Nuk mund të ketë zgjidhje për këtë krizë as në mënyrë ultimative apo me retorika që nxisin veprime të dhunshme, as me metoda policore, as me metoda financiare por vetëm me një dialog politik të shpejtë, serioz dhe të përgjegjshëm që garanton rivendosjen e jetës politike në normalitet duke respektuar Kushtetutën, ndarjen e pushteteve dhe angazhimeve të cilat vendi duhet ti plotësojë urgjentisht për të marrë mesazhe pozitive për negociatat së afërmi.

 Jam i përgatitur te le mandatin dhe deri te sakrifikohem si Salvador Allende, për të mos lejuar instalimin e një junte dhe për mos lejuar kthimin e vendit 30 vite pas. Pasojat e krizës mund te jene të renda për Shqipërinë. Si president kam bëre çdo përpjekje për te parandaluar krizën.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.